Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Shorti i Champions League, mësoni përballjet big në sezonin e ri europian
28 Gusht 2025 19:22 Telesport Sot, në Monaco të Francës shorti për fazën e grupeve për kompeticionin më të ndjekur të futbollit në klube, atë të UEFA Champions League. Shorti ka paraqitur shumë përballje interesante, disa prej të cilave mund të konsiderohen dhe si finale të parakohshme. Kampionët në fuqi të Paris Saint Germain gjejnë në raundin e parë Barcelonën dhe Bayernin e Munihut, teksa tek ekipet më të lehta mund të rendisim Sportingun dhe Bilbaon. Reali i Madridit gjen në fazën e parë, Manchester City, Liverpool, Juventus e Benfica, si përballjet më të forta. Manchester City-n goglat e vunë përballë Dortmund e Napoli, teksa ndeshjet e tjera konsiderohen si më të lehta në letër. Bayern Munchen, përveç PSG, do të gjejë në raundin e...