INSTAT: 16% më pak aksidente se vitin e shkuar. Rekord i zi në gusht

INSTAT: 16% më pak aksidente se vitin e shkuar. Rekord i zi në gusht

Instituti i Statistikave (INSTAT) ka publikuar të dhënat  mbi aksidentet rrugore për muajin korrik 2025, ku rezulton se janë regjistruar 131 aksidente, me 194 persona të përfshirë (të vrarë dhe të plagosur). Krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, janë regjistruar 15 aksidente më pak, çka tregon një tendencë në ulje të ngjarjeve të rënda në rrugë. Megjithatë, situata vijon të mbetet shqetësuese. Vetëm gjatë muajit gusht 2025 janë shënuar 13 viktima nga aksidentet rrugore, duke rritur ndjeshëm bilancin e këtij viti. Pas rekordit tragjik të vitit 2015, kur humbën jetën 270 persona, shifrat kanë ardhur në rënie. Vitin e kaluar (2024) numri i viktimave ishte 175, ndërsa përgjatë periudhës janar–korrik 2025, aksidentet rrugore kanë shënuar një ulje me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit...