Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë në vend, makina përplas të miturën (Detaje)
Një 7 vjeçare ka mbetur e plagosur rëndë në një aksident rrugor në qytetin e Ballshit. Sipas të dhënave paraprake, automjeti me drejtues shtetasin S. F., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase të mitur 7 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve. Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.