Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Çfarë ndodhi? Bllokohet qarkullimi në Tunelin e Llogarasë, radhë kilometrike
Tuneli i Llogarasë është bllokuar ditën e sotme, duke shkaktuar trafik të rënduar dhe pritje të gjata për mijëra pushues që lëvizin drejt ose nga bregdeti i jugut. Sipas raportimeve nga terreni, mjetet janë ndalur përpara hyrjes së tunelit pa asnjë njoftim zyrtar dhe në mungesë të plotë të forcave të rendit apo punonjësve përgjegjës për menaxhimin e trafikut. Situata ka shkaktuar irritim të madh mes drejtuesve të automjeteve, shumë prej të cilëve janë familjarë me fëmijë të vegjël që kanë mbetur për orë të tëra në temperatura të larta, pa asnjë informacion se për çfarë bëhet fjalë apo kur do të rifillojë qarkullimi. Nuk ka ende një reagim zyrtar për arsyet e bllokimit.