Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Shkodra përballë të kaluarës”, Gonzato: Drejtësia, thelbësore për një shoqëri në paqe
Në Shkodër, një nga zonat më të prekura nga dhuna e regjimit komunist, u mbajt simpoziumi shkencor “Kufiri i shpresës dhe i vdekjes 1944–1991 – Shkodra përballë të kaluarës”, në përkujtim të 30 Gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur. Kryeqendra e Veriut, për shkak të afërsisë me kufirin e Malit të Zi, ishte gjatë diktaturës një nga pikat më të militarizuara të vendit, ku shumë shqiptarë humbën jetën në përpjekje për t’i shpëtuar regjimit. Në veprimtari morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, studiues, ish-të përndjekur politikë, familjarë të viktimave, si dhe autoritete vendore e universitare. “Ne të gjithë e dimë se përballja me të shkuarën nuk është e lehtë, por është thelbësore. Duhet të bëhet. E vërteta, drejtësia dhe kujtesa janë gurët e themelit...