Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Kristjan Asllani nis stërvitje me Torinon, bëhet gati debutimi kundër Fiorentinës
Kristjan Asllani ka nisur stërvitjen me ekipin e ri. Mesfushori shqiptar ka lënë pas Interin dhe tani do të jetë pjesë e Torinos në Serinë A. Një ekip i ri, ku shqiptari do të ketë më shumë hapësira dhe pritet të jetë lojtar titullar në çdo takim. Kjo pritet që të rris nivelin e Asllanit që qëndroi në stol për shumë gjatë te Interi. Pasi nuk luajti dot në ndeshjen e parë kundër Interit, shqiptari po bëhet gati për të debutuar kundër Fiorentinës. Në datën 31 gusht do të zhvillohet ky takim dhe Asllani ka nisur stërvitjen me Torinon për të qenë gati për javën e dytë të Serisë A. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/