Edhe 180 mln euro në lojë, Liverpool shpreson për dy blerje të fundit

Edhe 180 mln euro në lojë, Liverpool shpreson për dy blerje të fundit

28 Gusht 2025 16:06 Telesport Alexander Isak dhe Marc Guehi janë dy objektivat e Liverpool deri në orët e fundit të merkatos së verës. Sipas Florian Plettenberg, drejtuesit e klubit anglez kanë arritur marrëveshjet personale me të dy lojtarët, por problemi janë klubet e tyre respektive, Newcastle United dhe Crystal Palace, që kanë pretendime të tjera. Liverpool pritet të kushtojë 130 milionë euro, kurse mbrojtësi rreth 50-60 milionë euro. Merkatoja e “Të kuqve” ka qenë spektakolare këtë vit, me emra si Jeremie Frimpong, Florian Wirtz, Milos Kerkez dhe Hugo Ekitike.