Aksident në aksin Fier-Lushnjë/ Përplasen pesë automjete, raportohen dëme materiale

Aksident në aksin Fier-Lushnjë/ Përplasen pesë automjete, raportohen dëme materiale

Përplasje në seri mes disa automjeteve në autostradën Fier Lushnje në afërsi të Savrës. 5 mjete janë përplasur njëri pas tjetrit por fatmirësisht vetëm me dëme materiale. Ardhja e ambulancës ka qenë e kotë pasi asnjë prej të përfshirëve në këtë aksident nuk është lënduar. Nga aksidenti është shkaktuar trafik i rënduar të cilin e kanë disiplinuar patrulla e policisë së qarkullimit. Efektivët kanë larguar mjetet për të plotësuar dokumentacionet përkatëse në një vend në afërsi të kryqëzimit të Savrës dhe kështu është bërë e mundur që të lehtësohet trafiku. Në këtë pjesë të rrugës që vjen drejt ngushtimit në kryqëzimin e Savrës drejtuesit e mjeteve në korsinë e përshpejtimit kërkojnë të hyjnë në korsinë normale dhe kështu aksidentet kanë qenë të shpeshta. Drejtuesit e...