Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
FSHF publikon rregullat e reja për përzgjedhjen e lojtarëve në ekipet kombëtare të moshave
Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar disa rregulla të reja mbi mënyrën e grumbullimit të lojtarëve në ekipet kombëtare të moshave, duke vendosur një balancë mes futbollistëve që luajnë në kampionatet vendase dhe atyre që aktivizohen jashtë Shqipërisë. Këto udhëzime kanë për qëllim rritjen e përfaqësimit të lojtarëve nga kampionati vendas dhe ofrimin e më shumë mundësive për talentet që zhvillohen në Shqipëri. Përqindja ndryshon sipas grupmoshës, duke reflektuar nevojat specifike të secilës kombëtare. Për ekipet kombëtare të vajzave: U-19 (2007/08): 8 lojtare nga jashtë, 12 nga kampionati vendas (rreth 60%). U-17 (2009): 7 lojtare nga jashtë, 13 nga kampionati vendas (rreth 65%). U-16 (2010): 6 lojtare nga jashtë, 14 nga kampionati vendas (rreth 70%). U-15 (2011): 5 lojtare nga jashtë, 15 nga kampionati vendas...