Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
UEFA bën ndryshimin e papritur para shortit, finalja e Champions League do fillojë në orën 18:00
UEFA njoftoi sot një përditësim të rëndësishëm në orarin e ndeshjeve për garën e saj kryesore, Champions League. Duke nisur nga finalja e vitit 2026 në Budapest, fillimi i finales do të zhvendoset nga ora 21:00 në orën 18:00. Ky vendim, sipas UEFA-s, synon të përmirësojë përvojën e përgjithshme të ditës së ndeshjes për tifozët, ekipet dhe qytetet pritëse duke përmirësuar logjistikën dhe operacionet, ndërkohë që ofron edhe disa përfitime të prekshme. “Qëllimi ynë është ta bëjmë ditën e ndeshjes një përvojë vërtet të këndshme për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e emocioneve, duke krijuar njëkohësisht një mjedis mikpritës që ua lehtëson familjeve dhe fëmijëve pjesëmarrjen në ndeshjen më të rëndësishme të futbollit për klube”, deklarojnë ata. Për tifozët që udhëtojnë, kjo do të thotë akses më i mirë...