Përdorte nënën pensioniste për të fshehur paratë, Prokuroria e Tiranës i sekuestron 18 pasuri të dënuarit me 5 emra

Përdorte nënën pensioniste për të fshehur paratë, Prokuroria e Tiranës i sekuestron 18 pasuri të dënuarit me 5 emra

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 18 pasuri të paluajtshme, llogari bankare e automjete luksoze të një shtetasi të dënuar për trafik droge. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K.K. (alias O. M, K. M, Z. R, K.Z.). Prokuroria sqaron se disa prej pasurive, ky shtetas i kishte kaluar dhe në emër të nënës së tij pensioniste. NJOFTIMI I PROKURORISEProkuroria Tiranë sekuestron 18 pasuri të paluajtshme, llogari bankare e automjete luksoze të shtetasit K.K., i arrestuar për trafik droge në Itali dhe nënës së tij pensioniste Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, sekuestroi pasuritë e shtetasit K.K. (alias O. M, K. M, Z. R, K.Z.) dhe personave të lidhur me të, që dyshohet të jenë përfituar në mënyrë të paligjshme...