Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Mashtrim publik”/ Arrestimi i inspektorëve të IMT, reagon Berisha: Përgjegjësia po i faturohet shoferit personal të…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale duke e cilësuar si “mashtrim publik” njoftimin për arrestimet e bëra në lidhje me resortin pa leje në Kepin e Rodonit. Berisha pretendon se lajmi i shpërndarë nga SPAK dhe mediat pranë qeverisë, sipas të cilit dy inspektorë të IMT u arrestuan dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim, nuk është i vërtetë. Ai thekson se inspektorët janë liruar, ndërsa i vetmi që po mbahet në arrest është shoferi personal i drejtorit të IMT, Rigers Sheqeri. “Sipas Berishës, çështja lidhet drejtpërdrejt me drejtorin e IMT, i akuzuar për lejimin e ndërtimeve pa leje dhe mbledhjen e ryshfeteve, ndërsa përgjegjësia po tentohet t’i faturohet vetëm shoferit të tij,” thuhet në postimin...