“Situatë primitive”, Rama nis fushatën për pastrimin e “varrezave” të makinave: Shqipëria e vetmja në Evropë që i ka të ligjëruara pa ligj

“Situatë primitive”, Rama nis fushatën për pastrimin e “varrezave” të makinave: Shqipëria e vetmja në Evropë që i ka të ligjëruara pa ligj

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa të reja edhe për “varrezat” e makinave, duke theksuar se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë ku këto janë të ligjëruara pa një legjislacion të qartë, por vetëm me “vullnetin e Maliqit”. Ai e përshkroi situatën si primitive, veçanërisht përsa i përket ndarjes në burim të mbetjeve, dhe nënvizoi se sfidë mbetet përafrimi i ligjit të ri me direktivat e Bashkimit Europian. “Kjo është një sfidë e madhe, pasi ligji i ri ka si qëllim të përafrojë 100% legjislacionin shqiptar me direktivat e BE-së. Ndërsa në fushën e pastrimit dhe trajtimit të mbetjeve kemi bërë përparime të dukshme, në aspektin e ndarjes në burim dhe përgjegjësisë së zgjeruar të prodhuesve – që përfshin letra, qelq, automjete – gjendja mbetet...