‘Jemi në situatë primitive’, Rama paralajmëron masa për varrezat e makinave

‘Jemi në situatë primitive’, Rama paralajmëron masa për varrezat e makinave

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa edhe për varrezat e makinave, teksa tha se jemi i vetmi vend në Evropë që i kemi të ligjëruara pa ligj. “Tjetra është sfida e përafrimit me direktivat e BE dhe ky ligj i ri merr përsipër të bëjë këtë gjë, të përafrojë direktivat e BE 100% me legjislacionin shqiptar. Nëse në pastrim kemi bërë përparime të dukshme, nëse në mbajtjen pastër të vendit e plazheve sidomos gjatë sezonit kemi bërë përparime dhe në trajtimin e mbetjeve kemi bërë përparime domethënëse , jemi në një situatë tërësisht primitive në raport me ndarjen në burim të mbetjeve, me përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesve ku përfshihen letra, qelqi, automjeti. Jemi besoj i vetmi vend në Evropë që varrezat e makinave i kemi...