Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Luftëtari me grushtin më të fortë”, Wilder dhe Ngannou të gatshëm për një duel në ring
28 Gusht 2025 11:11 Telesport Boksieri amerikan Deontay Wilder, ish-kampion bote në peshën e rëndë (kategoria WBC), ka deklaruar se është i hapur për një duel në vitin 2026 me Francis Ngannou. Ky i fundit është një ish-kampion bote i peshave të rënda në UFC, i cili është transferuar në boks. Ai ka zhvilluar dy duele në ring me dy ish-kampione bote, Tyson Fury e Anthony Joshua, duke i humbur të dyja. Ngannou i bëri një thirrje Wilder në mediat sociale, duke postuar një video të vetes duke mbajtur një dorezë grushti me mesazhin: “Është koha për të zgjidhur më në fund debatin, ‘Bombarduesi i Bronztë’.” Debati të cilit ai i referohet Ngannou është sugjerimi se ai ose Deontay Wilder mund të jenë grushtuesit më...