Jashari: Gjithmonë dua të fitoj. Humbja ndaj Cremonese, një lloj zgjimi për të gjithë

Jashari: Gjithmonë dua të fitoj. Humbja ndaj Cremonese, një lloj zgjimi për të gjithë

Ardon Jashari, mesfushori i ri i Milanit, foli për “Sky Sport” pas debutimit zhgënjyes në Serie A, kundër Cremonese: “Është gjithmonë e rëndësishme ta nisësh mirë, sidomos në një klub të madh si Milani. Ndoshta është më mirë që humbja erdhi që në javën e parë, kështu e kuptojmë sa e vështirë do të jetë. Për disa lojtarë nuk është hera e parë, por për të gjithë ishte një lloj zgjimi”. Çfarë ndjesie është të luash me Modric?Është një lojtar i jashtëzakonshëm, brenda dhe jashtë fushës. Nuk ndodh shpesh të kesh në ekip futbollistë të tillë. Ne e shijojmë praninë e tij dhe mund të mësojmë shumë prej një kampioni si ai. A flisni mes jush për objektivin “Champions”?Në vetvete për zonën “Champions” nuk flasim,...