Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Gyokeres: E di që ndaj meje do të ketë gjithnjë presion, do të shfrytëzoj çdo mundësi që më jepet
Në fitoren 5-0 ndaj Leeds United disa ditë më parë në Premier League, një nga protagonistët e Arsenal ishte sulmuesi Viktor Gyokeres. Ai realizoi dygolëshin e tij të parë në kampionatin anglez. Pak ditë pas atij suksesi, sulmuesi suedez i ardhur këtë verë, komenton emocionet e përjetuara në ato momente: “Sigurisht që jam i lumtur me rezultatin. Ishte gjithashtu fantastike të shënoja dy gola“. Ish-lojtari i Sporting Club tha: “Gjithmonë ka presion. E di që do të kem shanset e mia herët a vonë. Ishte një parasezon i shkurtër për mua; nuk pata shumë javë stërvitje dhe pastaj luajta 90 minuta në një miqësore”. “Ishte e rëndësishme për mua të luaja 90 minuta, të gjeja ritmin tim dhe ta njihja ekipin edhe më mirë gjatë...