Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Chelsea do të bëjë më shumë blerje nëse lojtarët largohen, ja 3 objektivat e londinezëve
Me 4 ditë të mbetura nga mbyllja e merkatos së verës, Chelsea është gati për një betejë të fundit, për të sjellë apo larguar të tjerë lojtarë. Gjithsesi, “blutë” do të bëjnë të tjera nënshkrime vetëm nëse lojtarët do të largohen disa nga futbollistët aktualë. Anësori i Manchester United, Alejandro Garnacho dhe sulmuesi i Leipzig, Xavi Simons, janë dy nënshkrimet prioritare. Ndërkohë që, edhe mesfushori sulmues i Barcelonës, Fermin Lopez, është një objektiv afatgjatë. Në kahun tjetër, Chelsea do të vazhdojë të mbajë derën hapur për Nicolas Jackson, Christopher Nkunku dhe Tyrique George, në mënyrë që ata të largohen. Bayern Munich është një nga të paktën pesë klubet që duan të nënshkruajnë Jackson, të cilin Chelsea do ta linte të largohej vetëm me huazim nëse...