Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Milani ofron 25 milionë euro për Vlahovic, pengesë bëhet paga e madhe e serbit
Në këtë merkatoje verore, Milani është protagonisti kryesor, sidomos për ndryshimet e shpeshta të objektivit në sulm, ku tani duket se është rikthyer te Dusan Vlahovic. Sulmuesi serb mbetet në dalje nga Juventusi dhe prej kohësh konsiderohet zgjedhja e preferuar e Massimiliano Allegri për ta forcuar sulmin kuqezi. Juventusi kërkon rreth 25 milionë euro për kartonin e tij, e njëjta shumë që ishte parashikuar për blerjen e Harder, edhe pse problemi kryesor mbetet paga e lartë e Vlahovic. Ish-lojtari i Fiorentinës fiton këtë sezon 12 milionë euro neto, shifër që Milani nuk mund t’ia ofrojë. Sipas “Tuttosport”, një ofertë fillestare prej 25 milionë euro është bërë dhe marrë në konsideratë nga Juventusi, por sulmuesi serb e ka lënë në pritje. Milani i ka propozuar agjentit të...