QKLL në bashkëpunim me katedrën e Albanologjisë në Mynih do të prodhojnë audiobooks për veprat poetike të Martin Camaj

QKLL në bashkëpunim me katedrën e Albanologjisë në Mynih do të prodhojnë audiobooks për veprat poetike të Martin Camaj

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me katedrën e Albanologjisë në Mynih në universitetin elitar Ludwig-Maximilians do të prodhojnë audiobooks për veprat poetike të Martin Camaj. Kjo iniciativë vjen në kuadër të “Vitit Martin Camaj”. Viti 2025 është shpallur nga katedra e Albanologjisë në Mynih “Viti Martin Camaj”, duke qenë se është 100-vjetori i tij i lindjes. Për herë të parë, katedra e Albanologjisë në Mynih në universitetin Ludwig-Maximilians drejtohet nga një grua, znj. Enkeleida Kapia, pas viteve të tëra që u drejtua nga zoti Bardhyl Demiraj. Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli e uroi znj. Kapia si një rritje e kuotave të grave në hapësirat e shkencës dhe studimeve shqipe. Enkeleia Kapia, shefe e katedrës së Albanologjisë në...