“Carabao Cup”, turpërohet nga skuadra e kategorisë së katërt. Amorim: Iu kërkoj ndjesë tifozëve tanë

“Carabao Cup”, turpërohet nga skuadra e kategorisë së katërt. Amorim: Iu kërkoj ndjesë tifozëve tanë

Në “Blundell Park”, mes Grimsby dhe Manchester United, ndodhi e paimagjinueshmja. Skuadra e kategorisë së katërt të futbollit anglez arriti, pas një serie prej 26 penalltish, të eliminojë nga “Carabao Cup”, në raundin e 1/16-ve skuadrën nga “Old Trafford”. Pa vlerë mbeti barazimi i marrë në fund, me golat e Mbeumo dhe Maguire. Ruben Amorim, trajneri aktual i Manchester United, mori përgjegjësinë dhe komentoi disfatën e plotë të skuadrës së tij, pas penalltive: “Dua vetëm t’iu kërkoj ndjesë tifozëve tanë, s’kam asgjë tjetër për të thënë në lidhje me paraqitjen. Kur gjithçka është kaq e rëndësishme në klubin tonë, përpiqesh t’i bësh të gjitha. Që nga parasezoni, edhe kundër Arsenalit…, mund ta humbasësh ndeshjen, por të paktën je aty, po përmirësohesh, sheh se çfarë bëjnë...