Daku s’është më objektiv i Fiorentinës, Broja merr lëvdatat e para si lojtar i Bërnlit

Daku s’është më objektiv i Fiorentinës, Broja merr lëvdatat e para si lojtar i Bërnlit

Adriatik BALLA Për disa lojtarë të përfaqësueses merkato mund të cilësohet e mbyllur, siç ndodhi me Mirlind Dakun, por s’mund të quhet e tillë për sulmuesin Arbnor Muja që mund të kthehet në kampionatin elitar të Belgjikës. Kështu, sipas informacioneve të mediave sportive, Fiorentina më nuk është e interesuar për transferimin e sulmuesit Mirlind Daku. Kështu të paktën ka shkruar të mërkurën mediumi rus “Euro-Football”. Fiorentina kishte shprehur interesim për sulmuesin e Rubin Kazanit dhe kishte raportime për një transferim prej 20 milionë eurosh. Por ndërkohë interesimi i klubit italian është zbehur, ndërsa oferta të tjera konkrete për Dakun nuk ka. Trajneri i Rubin Kazanit, Rashid Rakhimov, megjithatë e ka lënë të hapur mundësinë e largimit të kosovarit. Ai është pyetur nëse skuadra është gati...