Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Bashkëpunimet dhe projektet në takimin mes profesorëve të UA dhe delegacionit nga Akademia e Arteve të Oslos
Bashkëpunimet dhe vizitat e studentëve shqiptarë në AKA Oslo, në kuadër të zbatimit të një projekti të Mobilitetit Global të mbështetur nga Programi Erasmus i Bashkimit Evropian ishin në diskutimet mes rektorit të Universitetit të Arteve në Tiranë dhe delegacionit nga Oslo. Rektori i Universitetit të Arteve Tiranë, Prof. Dr. Erald Bakalli priti një delegacion nga Akademia Kombëtare e Arteve të Oslos të kryesuar nga Dekani i Akademisë së Arteve të Bukura, Antonio Cataldo, së bashku me artisten dhe Profesoreshën e Artit Bashkëkohor Saskia Holmkvist, si edhe Koordinatoren e Programit Bachelor të Akademisë së Arteve të Bukura – Oslo, Sarah Eve McSeveny-Åril. UA shprehet se në këtë takim u trajtuan çështje të bashkëpunimit ndërkombëtar afatgjatë si dhe shkëmbimeve reciproke mes personelit akademik si dhe vizitave...