Burimi: 
								Telesport.al
								
							
                                    Foto © Telesport.al                                
                            Rüdiger e pranon: Sjellja ime në finale ishte e gabuar dhe krejtësisht e ekzagjeruar
                            Mbrojtësi i Real Madridit, Antonio Rüdiger, ka pranuar se sjellja e tij në finalen e Kupës së Mbretit, ku hodhi një bllok akulli drejt arbitrit De Burgos Bengoetxea, ishte “e gabuar dhe krejtësisht e ekzagjeruar”. Ai theksoi se e “lanë nervat” për shkak të tensionit të ndeshjes. “Nuk ka dyshim që sjellja ime ishte e gabuar dhe e ekzagjeruar. Ishte marrëzi ta hidhja fashon në fushë dhe të më lëshonin nervat. Jam i vetëdijshëm që tani do të jem nën një vëzhgim kritik të veçantë”, – tha qendërmbrojtësi gjerman për “Süddeutsche Zeitung”. Rüdiger shtoi se të gjithë e dinë se është “një tip shumë emocional”, sepse gjithmonë jep 100% në fushë: “Stili im i lojës ushqehet nga këto emocione, të cilat më kanë bërë mbrojtësin...