Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Shkëlqen me gol dhe asist, futbollisti shqiptar i bën të gjitha në goleadën e skuadrës së tij
Brighton-i ka mposhtur me goleadë Oxford United-in në ndeshjen e vlefshme për Carabao Cup. Protagonist në fitoren 0-6 ishte edhe Brajan Gruda. Lojtari shqiptar i bëri të gjitha në këtë takim, të cilin e nisi nga minuta e parë. Brighton-i hapi serinë e golave në minutën e 13, atëherë kur Gruda dha asist për Boscagli-n. Ndërkohë, 7 minuta më vonë ishte vetë Brajan Gruda ai që e dërgoi topin në rrjetën e Oxford-it. Serinë e golave vazhduan më pas Gomezi (60′), Tzimas-i (71′, 77′) dhe Watson-i (86′)./Sport Ekspres/