Kriminalizohen edhe përgjimi, vjedhja e identitetit, SMS-të kërcënuese dhe ideologjitë ekstremiste

Kriminalizohen edhe përgjimi, vjedhja e identitetit, SMS-të kërcënuese dhe ideologjitë ekstremiste

Në kuadër të hartimit të Kodit Penal të ri, legjislacioni shqiptar po ndryshon për t’iu përshtatur sfidave moderne. Fokusi kryesor është vendosur në dy fusha me rrezikshmëri të lartë: veprat penale të terrorizmit dhe veprat penale kibernetike. Këto ndryshime reflektojnë nevojën për të mbrojtur shoqërinë dhe infrastrukturën kritike nga kërcënime të reja. Kodi i ri penal i kushton një rëndësi të veçantë veprave të terrorizmit duke i renditur ato ndër të parat. Ndër risitë kryesore janë financimi i udhëtimeve për qëllime terroriste. Kodi kriminalizon sigurimin e fondeve për të mundësuar udhëtimin jashtë vendit për qëllime terroriste. Vepër terroriste do të konsiderohet edhe nxitja publike për akte terroriste. Kjo do të thotë se Kodi kriminalizon thirrjet, nxitjen dhe propagandën për akte terroriste, nëpërmjet çdo forme komunikimi....