Muja rikthehet në kampionatin belg

Muja rikthehet në kampionatin belg

Arbnor Muja është lojtari më i ri i St. Truidens. Klubi belg ka rënë dakord me Samsunsporin, për huazim me të drejtë blerje në fundin e sezonit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u kërkua edhe nga Besnik Hasi. Asgjë nuk u konkretizua me Anderlehtin, kështu erdhi firma surprizë me St. Truidens. Klubi belg luan në elitë, ndërsa ky edicion ka nisur mjaft mirë. Pas pesë javësh të luajtura, St. Truidens kryeson kampionatin me 13 pikë. Muja pret të marrë më tepër minuta me ekipin e ri. Në kampionatin turk nuk kaloi një eksperiencë të bukur duke mos pasur shumë hapësira.