Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Mbushën me kokainë Anglinë, dënohet banda e shqiptarëve
Një grup i strukturuar kriminal shqiptar, i përfshirë në trafikun e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar, është dënuar me burgime që variojnë nga 16 muaj deri në 8 vite. Operacioni, i koduar “Operation Young”, identifikoi shtëpi të përdorura si depo për drogën, makina të përshtatura për fshehje të lëndëve narkotike dhe individë që menaxhonin aktivitetet ditore të trafikut. Në qendër të rrjetit kriminal ishte Saimir Neziraj, i cili kontrollonte një linjë të shpërndarjes së kokainës. Neziraj kishte rolin e mbledhjes së parave dhe furnizimit me drogë, ndërsa Edmir Beqiri ruante sasinë e kokainës në Sëindon. Dy të tjerë, Ardian Gjeta dhe Jorgo Brachousai, përdoreshin për shpërndarjen në terren. Më 1 shkurt 2024, agjentët e policisë ndoqën Nezirajn teksa udhëtonte drejt Londrës, ku u takua me...