Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Sulmuesi i Kosovës krenar për marrjen e pasaportës shqiptare, e shfaq në rrjetet sociale dhe e shoqëron me himnin shqiptar
Sulmuesi i Kosovës dhe Lille, Edon Zhegrova, ka qenë në qendër të vëmendjes këtë verë, pavarësisht se nuk ka luajtur për tetë muaj. Yllit dardan iu dha së fundmi një pasaportë shqiptare, e cila – sipas mediave shqiptare dhe italiane – do të lehtësojë transferimin e tij te Juventusi. Kjo ndodh sepse lojtarët shqiptarë nuk konsiderohen më të huaj sipas rregulloreve të Federatës Italiane të Futbollit. Zheg Dje, vetë Zhegrova postoi një foto në rrjetet sociale, duke njoftuar se kishte marrë një pasaportë shqiptare. Ndërkohë, ylli i Kosovës postoi sot një foto të pasaportës së tij në Instagram, duke e shoqëruar atë edhe me himnin kombëtar shqiptar.