Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Newcastle nuk heq dorë nga mesfushori i Interit, gati oferta 40 milionë euro
27 Gusht 2025 18:48 Telesport “La Gazzetta dello Sport” raporton se Newcastle jo vetëm që nuk ka hequr dorë nga ideja për të transferuar Davide Frattesi-n, por “Qymyrxhinjtë” janë gati të bëjnë një ofertë të re, e cila do jetë e vështirë të refuzohet nga Inter. Sipas raportimit në fjalë, Newcastle do të ofrojë plot 40 milionë euro për mesfushorin italian, për të cilin Inter pagoi 35 milionë euro në janarin e vitit 2024 te Sassuolo. Frattesi nuk ka arritur dot të jetë një titullar fiks, ndaj nuk do ishte aspak befasi nëse Inter pranon ofertën e Newcastle, por mbetet për t’u parë çfarë do vendosë edhe lojtari, kontrata e të cilit me Interin skadon në vitin 2028.