Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U vra brutalisht nga bashkëshorti në Greqi, ja kush pritet të marrë kujdestarinë e katër fëmijëve të 36-vjeçares
Katër fëmijët e 36-vjeçares Marjola Nakoleci, gruas së vrarë në Volos nga bashkëshorti i saj, Pandeli Nakoleci, pritet të zhvendosen në Skiathos dhe kujdestaria pritet t’i kalojë tezes së tyre. 40-vjeçari të premten e kaluar vrau brutalisht bashkëshorten e tij 36-vjeçare dhe nënën e fëmijëve të tyre, duke përdorur një mjet kuzhine për pjekje. Avokatja e familjes, ishte e pranishme në gjykatën e Volos dhe deklaroi se mbeten vetëm disa detaje të fundit për t’u përfunduar procesi i dhënies së kujdestarisë ligjore motrës së viktimës. Vendimi përkatës pritet të jepet nesër në mëngjes nga Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë në Volos. Shërbimi Social ka përfunduar tashmë raportin e tij, i cili është pozitiv për kalimin e kujdestarisë tek tezja e fëmijëve, e cila...