No Image Available

Flick kërkon një qendërmbrojtës, Barcelona po ndjek 3 emra të njohur

27 Gusht 2025 18:01 Telesport Largimi i Ingo Martinez për tek Al-Nassr dhe forma jo e mirë që ka treguar Ronaldo Araujo të paktën në dy ndeshjet e para të La Ligës, kanë bërë që Hansi Flick të kërkojë nga drejtuesit një përforcim në qendër të mbrojtjes. Mediat spanjolle raportojnë se drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, ka një listë me 3 emra dhe njëri prej tyre mund të jetë partneri i ri në qendër të mbrojtjes për Pau Cubarsi. Gonçalo Inacio: qendërmbrojtësi i Sporting Lisbon, 24 vjeç, i cili numëron edhe 16 ndeshje me kombëtaren portugeze. Kontrata aktuale me Sporting Lisbon skadon në vitin 2027. Vlera e mbrojtësit është diku te 45-50 milionë euro. Murillo: mbrojtësi brazilian 23-vjeçar i Nottingham Forest, me një kontratë deri...