Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Vjollcë Berisha: Jam e varfër si bota
Poezi kushtuar Nënës Terezë nga Vjollcë Berisha Dhe toka ka pak dritë, Nënënjerëzit janë të rreptë,dënojnë dashuritë. Njerëzit kanë harruar të lindin,ata nuk zgjasin dorë,se nuk kanë,kanë sall ca sëpata të mprehta,ua kam frikën, Nënë. Më theta rindërtoj pa bëzamëatë që ma prishën natën,atë që e bëra tërë jetëndhe unë s’guxoj.Kam atë djallin përbrendaqë më kërkon shpagim për tyqë s’të zuri kurrë. Botë e tërë e varfërdënon dashuritë.Të varfër janë të pashpirtët, më the.Të varfër janë të paditurit,të gjithë janë të varfër ngapakdhe s’kanë mëshirë për veten. Ndihmoji, o Zot, mëkatarët, thua.Unë s’e them dot.Jam e varfër, Nënësi bota. ObserverKult Lexo edhe: VJOLLCË BERISHA: DUAM SHTET QË FLET SHQIP Shërbimi që mund t’i bëhet gjuhës shqipe është gjetiu.Shqipja në Maqedoni është vetëm gjuhë e përkthyer....