Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Studimi alarmues/ Vezët greke me përmbajtje të lartë pesticidesh, dhe kimikatesh kanceroze
Vezët greke kanë përmbajtje të lartë pesticidesh dhe kimikatesh toksike. Ky është konkluzioni i studimit shkencor që regjistroi gjetje shqetësuese në lidhje me vezët greke, për të ashtuquajturat “kimikate të përjetshme” PFAS, që nuk zbërthehen kurrë dhe grumbullohen në mjedis, deri te hyrja në zinxhirin ushqimor. Ekspertët kanë dhënë alarmin për vite me radhë: “PFAS janë lidhur me kancerin, dëmtimin e mëlçisë dhe sistemit imunitar, si dhe problemet zhvillimore tek fëmijët”, informojnë ata. Studimet në Francë, Gjermani dhe Danimarkë kishin treguar kontaminim të përhapur të vezëve. Pyetja ishte nëse një pamje e ngjashme ekzistonte dhe në Greqi. Përgjigja u dha nga shkencëtarë nga Universiteti i Egjeut dhe Universiteti Kombëtar i Athinës. Studimi, i botuar në revistën Science of The Total Environment, analizoi 75 vezë nga...