Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Lasgush Poradeci, poeti që mbante në xhep një pilullë cianuri nga frika se do arrestohet nga komunistët
Shekullin e shkuar ne shqiptarët kemi pasur një poet që nuk e kemi kuptuar si duhet, sidomos vlerën e artit të tij. Ishte Lasgush Poradeci, i cili shkroi vargje që depërtuan aq thellë në shqiptrin e shqiptarëve saqë ata vendosën, pa u marrë vesh me njëri-tjetrin, që një qytet të tërë ta quajnë: “Pogradeci i Lasgushit” Lasgush Poradeci e pati kulmin e krijimtarisë në mesin e viteve ‘30, të shekullit të shkuar, duke firmosur poezi nga ato që shkruhen vetëm njëherë. Poezitë e tij “Vdekja e Nositit”, “Poradeci” apo “Trashëgimi” e ndonjë tjetër, për nga vlerat e mesazhi, i kapërcejnë lehtësisht kufijtë e Shqipërisë duke u renditur në nivele dinjitoze të letërsisë më të mirë Europiane apo qoftë Botërore. Por Lasgush Poradeci shkroi poezi deri...