Avokatët e Erion Veliaj: Po i pengohet e drejta për një mbrojtje të barabartë

Avokatët e Erion Veliaj: Po i pengohet e drejta për një mbrojtje të barabartë

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, kanë reaguar ndaj vendimit të Prokurorisë së Posaçme për t’i refuzuar një kopje fizike të materialeve hetimore që lidhen me çështjen ndaj tij. Sipas tyre, këtë muaj Veliaj i ka kërkuar zyrtarisht SPAK-ut dokumentet në format fizik, për të përgatitur një mbrojtje efektive, siç i garanton neni 31 i Kushtetutës dhe neni 6 i Konventës. Kërkesa, megjithatë, është refuzuar me argumentin se materialet i janë dorëzuar avokatëve në një USB. Por, në kushtet e izolimit ku ndodhet, Veliaj nuk ka akses në pajisje elektronike dhe, për shkak të volumit të lartë të akteve, avokatët nuk mund t’ia dërgojnë të gjitha fizikisht. Reagimi i plotë: Reagim i avokatëve të Erion Veliaj për të drejtën e tij për të patur...