Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Gimenez, sqaron agjentja: Qëndron te Milani, zërat për largim janë të gjithë të rremë
27 Gusht 2025 13:55 Alfred Lleshi Ndërsa qarkullojnë zëra për një largim të mundshëm nga Milani i Samuel Chukwueze, Yunus Musah dhe Alex Jimenez, agjentja e Santiago Gimenez mohoi prerazi spekulimet për të ardhmen e klientit të saj. “Gimenez nuk është duke u larguar nga Milani dhe nuk do të shkojë askund, – shpjegoi Rafaela Pimenta. – Mund të garantoj se të gjitha thashethemet për largimin e tij, që kanë dalë, nga i pari deri tek i fundit, nuk i përgjigjen së vërtetës dhe janë thjesht lajme të rreme. Ai do të qëndrojë te Milani”. Një qëndrim i prerë, që pason edhe fjalët e shkruara nga vetë sulmuesi kuqezi, në prag të nisjes së kampionatit: “E vetmja e vërtetë është që po nis Serie A....