E para nga 858 ndeshje si zikaltër, 30 vite pas debutimit të Javier Zanetti në Serie A

E para nga 858 ndeshje si zikaltër, 30 vite pas debutimit të Javier Zanetti në Serie A

27 gusht 1995, java e parë e kampionatit në Serie A. Ndeshja e parë e sezonit nuk hyn gjithmonë në histori për një klub, por ajo pasdite, në fund të gushtit, do të mbetet përgjithmonë në librat e historisë së zikaltërve, sepse ishte hera e parë që Javier Zanetti doli në fushë me fanellën e Interit. E para nga 858 herë në total. Ai kishte mbërritur së bashku me Rambert nga Argjentina, i transferuar nga Banfield, ndërsa sulmuesi nga Independiente. Atë ditë, Javier Zanetti veshi fanellën me numrin 4 të Interit dhe thjesht nuk e hoqi më kurrë. Zv.presidenti aktual zikaltër i thyeu të gjitha rekordet me këto ngjyra: paraqitjet më të shumta, 858; më shumë ndeshje të luajtura në Serie A nga çdo lojtar...