Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Capello për shanset e Napolit në Champions: Pse të fshihemi, merkatoja e bërë flet qartë…
27 Gusht 2025 11:55 Alfred Lleshi Fabio Capello, nga faqet e “Gazzetta dello Sport”, ka dhënë mendimin e tij për sezonin e ri të Champions League, që po nis. Cilat janë shpresat e ekipeve italiane? Të gjitha klubet e mëdha europiane janë forcuar, niveli krahasuar me një vit më parë është rritur. Atëherë? Duhet të pajisemi me guxim dhe besim si skuadra italiane, sepse të luftosh me gjigantët dhe të arrish majat është e mundur. Çfarë prisni nga Napoli kampion?Merkatoja verore e klubit të De Laurentiis flet qartë, nuk ka kuptim të fshihemi. Skuadra është ndërtuar me shumë kujdes për të qenë konkurruese si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Sigurisht, mungesa e Lukakut do të ndihet, sepse belgu është një sulmues i...