Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Arrestohet ish-kryeinspektori i IMT-së/ Ndërtoi më 2017 disa shtëpi pushimi pa leje në Ishëm, kur ishte në detyrë
Ndërtoi pa leje tetë vite më parë disa shtëpi pushimi në fshatin Shetaj të Ishmit, arrestohet ish-kryeinspektori i IMT-së së Durrësit. Burime zyrtare nga policia vendore konfirmuan prangosjen e 55-vjeçarit me inicialet A.H., nga Tirana dhe sqaruan se vepra penale prej tij është konsumuar gjatë kohës që ishte në detyrë. “Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan shtetasin A. H., 55 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në vitin 2017, kur ka qenë me detyrë kryeinspektor i IMT Durrës, ka ndërtuar pa leje, disa objekte (shtëpi pushimi), në fshatin Shetaj, Ishëm”, bëri me dije policia vendore. Për ndalimin e tij u njoftua ehe Prokuroria e Durrësit, që po ndjek hetimet e dosjes ndaj ish-zyrtarit vendor.