Qëlluan me armë ndaj policisë/ Gjykata e Durrësit jep masën e sigurisë për Ardit Domin dhe Leonard Çalin

Qëlluan me armë ndaj policisë/ Gjykata e Durrësit jep masën e sigurisë për Ardit Domin dhe Leonard Çalin

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Ardit Domin dhe Leonard Çalin, të përfshirë në një përplasje të dhunshme me policinë. Sipas hetimeve, dy të rinjtë qëlluan me armë zjarri në drejtim të efektivëve, pasi policia tentoi t’i ndalonte. Në vend që t’i bindeshin urdhrit, ata u larguan me shpejtësi me automjetin e tyre. Ndjekja përfundoi në Vorë, ku makina doli nga rruga, por Domi dhe Çali vijuan rezistencën duke hapur zjarr, dyshohet me kallashnikov, ndaj policëve. Përballë kësaj situate, forcat e rendit u kundërpërgjigjën me armë. Si pasojë, Ardit Domi mbeti i plagosur rëndë nga një plumb në qafë, ndërsa Leonard Çali u neutralizua dhe u arrestua në vend. Të dy u paraqitën më pas para gjykatës, edhe pse...