Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Napoli, gati zyrtarizimi i rinovimit me sulmuesin italian. Kontrata e re deri më 2028
27 Gusht 2025 9:44 Alfred Lleshi Napoli është pranë konfirmimit të një lajmi të rëndësishëm; rinovimit të kontratës së Matteo Politanos deri në vitin 2028. Sipas “Gazzetta dello Sport”, mungon vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes që do ta lidhë sulmuesin me klubin “axurr” për 4 vite të tjera. Një sinjal i fortë besimi nga Antonio Conte, që e konsideron Politano element kyç për projektin e tij. Sulmuesi italian e nisi sezonin e ri aty ku e kishte lënë, me një asist në ndeshjen ndaj Sassuolos (për golin e McTominay). I ardhur nga Interi më 2020, ai është shndërruar në një lojtar të pazëvendësueshëm për të gjithë trajnerët që kanë drejtuar Napolin këto vite. Shifrat e tij flasin qartë: 234 paraqitje, 34 gola dhe 35 asiste me...