Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Stuhi mbi Samuel Eto’o; akuzohet për korrupsion dhe trukime. Në Kamerun kërkojnë pezullimin e tij
Samuel Eto’o, ikona e futbollit afrikan dhe president i Federatës Kamerunase të Futbollit (FECAFOOT), ndodhet në qendër të një skandali të rëndë, që mund ta komprometojë të ardhmen e futbollit kamerunas vetëm pak muaj para Botërorit 2026. Një grup profesionistësh, i udhëhequr nga avokati ndërkombëtar Emmanuel Nsahlai, ka paraqitur ankesa formale në Komitetin Etik të FIFA-s, në Konfederatën Afrikane të Futbollit (CAF) dhe në Ministrinë e Sportit të Kamerunit, duke e akuzuar Eto’o për “menaxhim të errët”. Akuzat janë të rënda: korrupsion, përfshirje e mundshme në trukime ndeshjesh të divizionit të dytë kamerunas, mashtrim fiskal në Spanjë prej 4.4 milionë dollarësh, shtypje e opozitës së brendshme, manipulim elektoral dhe konflikt interesi me kompaninë ruse të basteve “1xBet”, si dhe “zhdukja” e 1.5 milionë dollarëve të...