Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Zyrtare! Cadillac i beson përvojës, rikthen në pistë pas një viti pushim dy pilotët veteranë
27 Gusht 2025 8:59 Telesport Cadillac do të jetë makina e njëmbëdhjetë në Kampionatin Botëror të Formula 1, që debuton në vitin 2026 me njësi fuqie Ferrari. Makina amerikane ka zyrtarizuar dy pilotët e saj, duke i besuar eksperiencës së Sergio Perez dhe Valtteri Bottas, që kanë mbi 200 gara. Meksikani Perez u largua nga Red Bull në fund të vitit 2024, pas një sezoni jashtëzakonisht zhgënjyes. Ndërsa finlandezi Bottas këtë vit shërben si pilot rezervë për Mercedes, pasi përfundoi periudhën e tij me Sauber në fund të vitit 2024. 35-vjeçari “Checo” krenohet me 266 paraqitje në garat e Formula 1 (6 fitore dhe tre pole position), ndërsa Bottas, 36 vjeç pas disa ditësh, numëron 247 gara (10 fitore dhe 6 pole position). Pra, një...