Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Arlind Ajeti shkëlqen me gol në ligën e parë turke, Zhegrova merr pasaportë shqiptare dhe zbardh bisedën me Edi Ramën
Adriatik BALLA Lojtarët e Kombëtares po paraqiten mirë me skuadrat e tyre në Europë dhe në kampionatin turk ku luan një kontigjent i rëndësishëm shqiptarësh, ata po paraqiten në mënyrë të spikatur, duke i dhënë sinjale trajnerit kuqezi Silvinjo, në prag të ndeshjeve të shtatorit kundër Gjibraltarit dhe Letonisë. Ernest Muçi luannnë elitën turke me Beshiktash dhe sulmuesi ka lënë pas periudhën e dëmtimit dhe është gati të zbresë në fushë për skuadrën turke, kurse mbrojtësi Arlind Ajeti ka spikatur në ligën e parë turke me Bodrumsporin, ndërsa të tjerë shqiptarë presin të lenë gjurmën e tyre këtë sezon në dy ligat kryesore të futbollit turk. Kështu, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti po kalon një formë të mirë fizike teksa së fundmi ka shënuar...