FANTASTIKE | Portieri i talentuar shqiptar i dhuron Interit Superkupën e të rinjve (VIDEO)

FANTASTIKE | Portieri i talentuar shqiptar i dhuron Interit Superkupën e të rinjve (VIDEO)

26 Gusht 2025 22:53 Telesport Portieri i talentuar shqiptar, Alain Taho, ende 18 vjeç, fitoi sonte një trofe të rëndësishëm me fanellën e ekipit të të rinjve të Interit. Portieri i Shqipërisë U19, ka qenë protagonist në suksesin e zikaltërve në Superkupën e Italisë, ku ata mundën me penallti Cagliarin. Ndeshja u mbyll me shifrat 2-2, me Interin që dy herë u desh që të barazonte rezultatin pas avantazhit të sardëve. Kësisoj, për të shpallur një fitues u deshën gjuajtjet e penalltive ku Taho ishte vendimtar. Portieri shqiptar priti goditjen e parë të Kaljarit me Liteta, duke u hequr trysninë shokëve të skuadrës të cilët realizuan të 5 gjuajtjet e tyre, duke siguruar kësisoj trofeun e Superkupës. VIDEO E PENALLTIVE