Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Vëllai 7-vjeçar nuk e di që nuk jetojnë”/ Dhimbje e madhe në familjen Dhimaku, flet halla e dy motrave:Kërkojmë ndihmë
Dhimbja në familjen Dhimaku, ku humbën jetën dy motrat në aksidentin e së dielës në mbrëmje, është shumë e madhe. Elvisa 22-vjeçare dhe Rezarta 20 vjeç ka lënë një boshllëk të madh në familje dhe në të gjithë ato që i njhinin. Mes dhimbjes së madhe e me lot në sy, halla e vajzave rrëfen sakrificat e dy motrave, të cilat bënin dy punë për kurimin e vëllait 7-vjeçar i cili vuan nga leucemia. Halla tregon se ai ende nuk e di që dy motrat nuk jetojnë më. Mbrëmjen e së dielës, kur ndodhi edhe aksidenti tragjik, halla tregon se dy vajzat ishin nisur për shitur misra në Sarandë, pikërisht për të siguruar disa të ardhura më shumë për t’i ardhur në ndihmë vëllait të...