Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Çfarë po ndodh te Man. United? Amorim nxjerr në shitje edhe yllin e ri të ekipit
26 Gusht 2025 19:12 Telesport Manchester United po përjeton momente të vështira jo vetëm në fushë, por edhe në aspektet e tjera. Situata te “Djajtë e Kuq” duket kaotike, pak ditë para se të mbyllet zyrtarisht afati i merkatos verore. Ruben Amorim ka vendosur të nxjerrë në shitje një tjetër lojtar. I “përjashtuari” i radhës nga trajneri portugez është talenti i ri i mesfushës Kobbie Mainoo. 19-vjeçari i cili shkëlqeu në kohën kur Man. United drejtohej nga Erik ten Hag, tani ka mbetur totalisht në hije. Sezonin e kaluar u aktivizua në shumë pak ndeshje, për shkak të fatit të keq që pati me dëmtimet. Këtë sezon, në dy ndeshjet e para nuk është aktivizuar për asnjë minutë, pasi Amorim nuk e sheh pjesë të...