Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Vuelta e Spanjës/ Ben Turner fiton etapën e 4-ët, Gaudau merr fanellën e kuqe
Të premten, më 22 gusht, INEOS Grenadiers njoftoi një ndryshim të minutës së fundit në listën e tyre për Vuelta të Spanjës 2025, duke zëvendësuar Lucas Hamilton të sëmurë me Ben Turner. Britaniku i INEOS u largua me nxitim nga Renewi Tour për të arritur në Grande Partenza në Venaria Reale. Katër ditë më vonë, çiklisti “rezervë” vodhi shfaqjen në vijën e finishit në Voiron dhe fitoi etapën e katërt me stil. Një sprint kaotik,teksa ai fitoi përpara dyshes Alpecin-Deceuninck, Jasper Philipsen dhe Edward Planckaert. Ekipi belg, i pozicionuar në mënyrë perfekte në përgatitje të sprintit, për herë të parë dështoi në momentin vendimtar. Mads Pedersen u ngatërrua përsëri dhe nuk mundi të ngjitej më lart se vendi i gjashtë. Ndërkaq pas suksesit të djeshëm...