Stadiumi ende jo gati, Flamurtari-Bylis do të luhet në stadiumin “Adush Muça”

Stadiumi ende jo gati, Flamurtari-Bylis do të luhet në stadiumin “Adush Muça”

26 Gusht 2025 15:43 Telesport Ndeshja e javës së dytë të kampionatit “Abissnet Superiore”, Flamurtari – Bylis, e planifikuar të shtunën në stadiumin “Flamurtari” në orën 17:00, do të zhvillohet në të njëjtën ditë dhe orë, por në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit. Ky vendim i Komisionit të Ligave dhe Garave u mor pas dakordësisë së të dy klubeve, pasi stadiumi i Flamurtarit është nën rikonstruksion dhe punimet nuk kanë përfunduar ende. Gjithashtu, Komisioni i Ligave dhe Garave, në dakordësi me klubet, ka vendosur që ndeshja e fazës së dytë, Bylis – Flamurtari, të luhet në stadiumin “Flamurtari”.